Analisti kroat: Vuçiq është çetnik i rruar që mban marrëdhënie me Rusi, nuk është dashur të ftohet kurrë në Dubrovnik
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 10 October 2024
Analisti i njohur kroat Goran Vojkoviç ka thënë se prezenca e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe në Dubrovnik, nuk i shërben askujt.
Madje sipas tij Vuçiq nuk është dashur të ftohet fare në një samit ku morën pjesë liderët e të gjithë rajonit.
Sipas Vujkovicit, ajo çka bëri dje kryeministri kroat Zoran Plenkoviq ishte hap i keq politik.
“Aleksandar Vuçiq, një çetnik i rruar, kurrë, askund, kurrë dhe në asnjë kombinim nuk duhej të merrte ftesë për të vizituar Dubrovnikun. Vuçiq, lideri i një vendi që ende mban marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë, dhe mediat nën kontrollin e tij mbështesin kryesisht imperializmin rus dhe agresionin rus, thirret në Dubrovnik”, shkruan Vujkovic në analizën e tij për mediumin kroat Index.hr
Madje, analisti kroat vlerëson se Vuçiq duhej të ishte dëbuar përgjithmonë nga Kroacia, shumë kohë më parë
“Aleksandar Vuçiq duhet të ishte persona non grata në Republikën e Kroacisë shumë kohë më parë. Ai çetnik i rruar pastër u bë anëtar i Partisë Radikale Serbe në 1993. Në vitin 1995 u bë sekretar i përgjithshëm i partisë dhe po atë vit vizitoi Glinën e atëhershme të pushtuar, ku “u bë i famshëm” me një fjalim në të cilin u premtoi të mbledhurve se Krahina serbe dhe Glina nuk do të ishin kurrë Kroaci. Para disa vitesh, u shfaq një video e Aleksandar Vuçiqit nga viti 1995, ku shfaqet ai me kriminelin Sheshel në pozicionet serbe mbi Sarajevë. Të armatosur”.
Vujkovic e vazhdon analizën e tij, duke thënë se është pikërisht Vuçiq, njëri nga ata që janë fajtorët kryesorë për të gjitha luftërat dhe tragjeditë në ish-Jugosllavi të viteve të 90-ta.
“Vuçiqi dhe të ngjashmit e tij u kanë bërë aq shumë të këqija të gjithë popujve, saqë ai kurrë nuk duhet të lejohet të hyjë në Kroaci…kurrë”.
Të tjera
-
The Guadian ‘bojkoton’ rrjetin X: Nuk do të postojmë më në platformën e Musk
The Guardian ka njoftuar se nuk do të postojë më përmbajtje në platformën e m...
-
11-vjeçarit i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes në QKUK
Një fëmije 11-vjeçar i është shpëtuar jeta në QKUK, pas komplikimeve që kisht...
-
Vitia thotë se këtë vit funksionalizohet reparti i IVF-së në QKUK: Kanë ardhur të gjitha aparaturat
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se pret që në mesin e mua...
-
Abdixhiku gjatë vizitës tek bizneset në Suharekë: Mos i harro pagat e larta për punëtorë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka vizituar disa...
-
Kërkohet paraburgim ndaj burrit që dyshohet se thẹri katër persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka parashtruar kërkesën për c...
-
Zyra e kryeministrit Kurti me specifika të veçanta kërkon 15 vetura luksoze me qera
Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti ka kërkuar të marrë me qera 15 vetura lukso...
-
Trump zotohet se do të mbyllë Departamentin e Arsimit, çfarë do të thotë kjo për Amerikën?
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është zotuar të shfuqizojë Departament...
-
KFOR-i kryen patrullime në veri të Kosovës
Ushtarët e Komisionit të Zbatimit të Përbashkët të Komandës Rajonale Lindore ...
-
KFOR-i i përkushtuar për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar me përfaqës...
-
Raportohet për një rrahje në ministrinë e Kulturës, flet ministri Hajrullah Çeku
Një incident dyshohet të ketë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sp...
-
Zyrtari i MKRS-së konfirmon sụlmin ndaj tij: Rastin e kam lajmëruar në polici
Një incident është raportuar se ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë d...
-
Zyra e Kryeministrit po kërkon 15 vetura me qera për një vit, s’i duan më të vjetra se viti 2018
Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender për 15 vetura me qera për një periud...