Sport

Analisti i njohur kosovar: Blendi Shkëmbi s’mund të jetë si Ismet Munishi

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 27 December 2020

Trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Arsim Prepolli, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Arena Sportive’ në RTK, ku ka diskutuar për përfundimin e stinorit vjeshtor si dhe ka komentuar shkarkimin e Ismet Munishit nga Ballkani, shkruan Gazeta inFokus.

Prepolli ka thënë se largimi i Munishit ka qenë vendim i ngutshëm, derisa ka shtuar se tekniku prishtinas është dashur të qëndroj në Suharekë.

“Largimi i Munishit është vendim i ngutshëm, sepse sa ka qëndruar thuajse ka bërë më të mirën deri më tani, por pse erdhi deri tek ndarja, ato janë çështje brenda klubit dhe nuk e dimë as ne. Unë mendoj që Ismeti është dashtë të qëndrojë akoma te Ballkani, pasi i njeh lojtarët dhe kundërshtarët”, është shprehur Arsim Prepolli.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se Blendi Shkëmbi s’mund të jetë si Ismet Munishi, pasi tekniku prishtinas është me atraktiv dhe i jep hijeshi Superligës.

“E kemi pa që Bledi Shkëmbi ka krijuar disa ndeshje të mira me Lirinë e Prizrenit, por s’mund të jetë më atraktiv se Ismeti, e kemi pa që me deklarata e me do gjëra është i ngutshëm, por i jep hijeshi Superligës”, përfundoi Prepolli.

Ballkani gjatë ditës së diele ka prezantuar Blendi Shkëmbin si trajner të ri të skuadrës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera