Lajme

Analisti Gashi për skandalin ekonomik të ambasadorit Berishaj: Haram i qoftë, ndihem i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 00:09 | 22 April 2022

Analisti e gazetari i njohur, Astrit Gashi ka shkruar në lidhje me skandalin ekonomik në Slloveni ku po përflitet se ambasadori i Kosovës në Kroaci dhe ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Martin Berishaj është i përfshirë.

Gashi shkruan në postimin e tij se ndihet i lënduar që një shqiptar dhe një njeri që e ka konsideruar si të mirë, është përfshirë në një skandal të tillë.

Madje Gashi kujton edhe kohë kur kishte raportuar në lidhje me “mafinë enregjetike serbe” në Ballkan.

-Advertisement-

“Per “mafine energjetike” serbe ne Ballkan pata shkruar fillimisht diku ne fillim te 2000’tave ne Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 ne favor te territ. Qe nga ajo kohe nuk jam ndalur kurre te shkruaj e flas per pavaresimin energjetik te Kosoves.
Sot po ndihem i lenduar qe edhe nje shqiptar, nje njeri qe e kam konsideruar si te zotin e te mire, nje ambasador i Kosoves, te perfitet ne nje skandal financiar ne Slloveni qe perfshine edhe parat e kesaj firme”, ka shkruar Gashi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera