Sport

Analistët suedezë: Suedia më e mirë pa Ibrahimovicin!

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 11 November 2017

Mungesa e Zlatan Ibrahimovic nuk po lë gjurmë te Suedia. Madje sipas disa analistëve, Suedia duket më e fortë pa të.

Kështu mendon edhe legjendari suedez, Kurt Hamrin që thotë se pa Ibrën 10 lojtarët tjerë në fushë po japin më shumë nga vetja.

“Suedia më nuk po luan për një futbollist, Ibrahimovicin. Djemt tanë po luajnë për Suedinë. Shikoni ndeshjen e mbrëmshme dhe nuk do të veçoni asnjë futbollist në fushë, por një skuadër komplete” ka thënë Hamrin.

-Advertisement-

Njëjt mendon edhe Ljunberg. Ish ylli i Arsenalit ka thënë se Suedia po merr frymë më lirshëm pa Ibrahimovicin.

“Suedia për shumë vite ishte të mësuar të luaj vetëm për Ibrahimovicin. Tani është një sistem i ri loje ku të gjithë luajnë kolektivisht. Kur lëndohej Ibra tek ne vajtohej dhe nuk kishte lojë, tani që ai nuk është më nuk ka asnjë mungesë” ka thënë Ljunberg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera