Lajme

Analistët: Skena politike të unifikohet për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 25 December 2017

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike të martën do të shqyrtojë Projektligjin për marrëveshjen për Demarkacion Kosovë-Mal i Zi, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Njohësit e kësaj fushe në një prononcim për Telegrafin vlerësojnë se çdo shqyrtim në lidhje me këtë çështje është arritje si dhe punë që duhet kryer.

Njohësi i kësaj fushe, Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo çështje duhet të kryhet njëherë e mirë.

-Advertisement-

“Nesër pritet të diskutohet Projektligji për Demarkacionin ku edhe kryeministri do të jetë prezent. Besoj që kjo punë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, të ratifikohet ose jo”, ka thënë Mushkolaj.

Ai gjithashtu tha se Demarkacioni para se të shkoj në Kuvend duhet ta pres vizitën e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq dhe pastaj të procedohet.

“Këtë vit nuk besoj që do të procedohet në Kuvend, mirëpo në janar të vitit tjetër besoj që po. Mirëpo, do ishte mirë që të presin vizitën e kryeministrit malazez Markoviq dhe pastaj të procedojnë me demarkacionin”, ka thënë Mushkolaj.

Edhe analistja Luljeta Aliu tha për Telegrafin se Kosova ka nevojë për unifikim të spektrit politik në çështjen e Demarkacionit.

“Kemi nevojë për unifikim në këtë pikë, sepse një përçarje më e thellë mes vete është humbja më e madhe për vendin. Spektri politik duhet të ulë tensionet e kaluara dhe ta trajtojë temën profesionalisht dhe në mbrojtje të interesave shtetërore”, theksoi Aliu.

“Meqë qëndrimet rreth demarkacionit nuk janë fare të harmonizuara dhe nuk ka një konsensus qytetar as politik, çdo mbledhje dhe shqyrtim kontribuon për sqarim dhe do të ishte një mundësi për arritje të një qëndrimi koherent, po qe se çështja trajtohet me konstruktivitet”, tha ndër të tjera Luljeta Aliu.

Ndryshe, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike të martën do të shqyrtojë Projektligjin për marrëveshjen për Demarkacion Kosovë-Mal i Zi, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera