Lifestyle

Analistët parashikojnë se ky njeri mund të jetë trilioneri i parë në botë!

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 21 October 2021

Elon Musk, personi më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 241 miliardë dollarësh, mund të bëhet trilioneri i parë, sipas parashikimit të një banke investimesh.

Analistët në Morgan Stanley parashikuan se Musk, i cili ka bërë pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga kompania e makinave elektrike Tesla, mund të fitojë shumë më tepër para nga biznesi i tij i ri i eksplorimit hapësinor SpaceX.

Analisti Adam Jones tha se kompania, e themeluar në 2002, “po sfidonte çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, sa i përket raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës mbështetëse

-Advertisement-

“Janë të shumtë analistët dhe klientët që thonë se nëse Musk do bëhej trilioner, nuk do ishte për shkak të Tesla-s, por për shkak të SpaceX, e cila mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë – në çdo industri”.

Jones tha se raketat e ripërdorshme të Starship të SpaceX që mund të çonin njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe Mars kishin potencialin për të transformuar pritshmëritë e investitorëve rreth industrisë së hapësirës.

Një nga kolegët e tij thoshte:

“Të flasësh për hapësirën para Starship është si të flasësh për internetin para Google”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera