Analistët: BE po sillet ndaj Kosovës me metoda të diktatit
Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 09 August 2024
Paralajmërimet e Bashkimit Evropian për ashpërsim të masave ndaj Kosovës, nëse bëhen veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, për profesorin Mazllum Baraliu, nuk janë të drejta.
Bajraliu konsideron se BE-ja po sillet ndaj Kosovës me metoda të diktatit.
“Ne do të duhej t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe ata do të duhej të silleshin vetëm si përfaqësues diplomatikë në një vend sovran dhe të pavarur me të gjitha të drejtat dhe kompetencat që ia dedikon e drejta ndërkombëtare e Kosovës dhe ta respektojnë këtë dhe mendimet, qëndrimet edhe vendimet që janë pozitive, në frymën e ligjit, në frymën e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Për të zbatuar ato marrëveshje që pikërisht Bashkimi Evropian dhe Bashkësia Ndërkombëtare i ka përkrahur me ndërmjetësimin e tyre në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha profesori Mazllum Baraliu njohës i çështjeve politike, për RTK.
Qeveria i reagoi BE-së nëpërmjet zëdhënësit të saj, duke thënë se masat nuk janë zgjidhje.
“Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmori BE-ja ndaj Serbisë, e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli ditë kombëtare zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Milan Radoiçiq e strehon dhe financon?”, ka thënë Përparim Kryeziu.
Baraliu thotë se BE nuk mund të sillet me Kosovën si me një shtet që nuk e pranon
“Mbi çfarë baze? Ata nuk kanë të drejtë sepse ne nuk jemi anëtarë. Ata kanë të drejtë ndaj Hungarisë për shembull, por s’po e bëjnë, që haptazi u ka dalë nga dora, nga politikat e BE-së dhe po koketon me Rusinë e me të tjerë e Kinën dhe s’po i bëjnë gjë, po tolerojnë”, theksoi ai.
Analisti i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, tha se në aspektin e sigurisë nuk ka kushte më të mira se tash që të hapet ura e Ibrit.
“Siguria private është plotësuar, siguria individuale është plotësuar, siguria publike është aty për ti plotësuar kushtet dhe siguria nacionale që është për të gjithë, është plotësuar bashkarisht me sigurinë kolektive që do të thotë NATO dhe 33 shtete kujdesen për këtë republikë dhe këtë urë që të mos ketë eskalime… Ata që e kanë sulmuar Republikën e Kosovës nuk gjinden më në Republikën e Kosovës”, deklaroi Dashevci.
Ndërkaq, sa u përket deklaratave të BE-së lidhur me veprimet e Qeverisë për hapjen e urës për qarkullim të automjeteve, Dashevci tha se Qeveria duhet ta gjejë mënyrën për koordinim, në mënyrë që të mos të krijohen probleme diplomatike me aleatët.
Të tjera
-
Studimi i fundit vërteton se truri i adoleshentëve është plakur më shpejt gjatë pandemisë
Truri i adoleshentëve është “plakur” më shpejt për shkak të pandemisë dhe bll...
-
KFOR-i për patrullimet në veri: Janë rutinore në mbështetje të sigurisë në vend
Ushtarët e KFOR-it ditëve të fundit kanë kryer patrullime të shtunën në vijën...
-
Binjakët gjenden të vdẹkur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërm...
-
Ky shtet po përballet me mungesë të madhe të mësuesve
Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje...
-
OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e B...
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...