Ana e panjohur e Rudina Magjistarit, këto janë bizneset e saj prej 15 vitesh…
Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 17 March 2018
Rudina Magjistari është sot një nga moderatoret e ekranit jo vetëm më të suksesshme, por edhe më jetëgjatë në ekran. Prej vitesh tashmë, ka lënë programet ku shfaqej një herë në javë dhe është kthyer në shoqëruesen e pasditeve tona me programin “Rudina”. Për karrierën e Rudinës ne dimë çdo gjë, ndërkohë që për jetën e saj private ajo ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar. Prezantuesja, e cila fton personazhet e njohur dhe i nxit ata që të ndajnë sa më shumë detaje nga jeta e tyre private, në fakt, vetë ajo nuk ka pasur shumë dëshirë ta bëjë këtë.
Megjithatë, kur është pyetur, ka rrëfyer në vija të përgjithshme se është e lumtur me familjen e saj dhe me kaq është mjaftuar.
Ndërkohë, ka një tjetër dimension, edhe ky po kaq i panjohur për publikun, ai që ka të bëjë me Rudinën si sipërmarrëse, shkruan “Panorama Plus”.
Tashmë, nuk përbën çudi që një persanazh i njohur të shkojë drejt një aktiviteti privat, i cili mund të ketë lidhje me botën e showbizit apo të televizionit, por edhe mund të jetë diçka komplet tjetër. Rastet janë nga më të ndryshmet.
Njëri më tipiku, është ai i kantautorit Flori Mumajesi, i cili përveç biznesit të muzikës me studion e tij muzikore, ka tashmë një biznes tjetër në lulëzim, që është ai “Proper Pizza”, me rrjete dyqanesh, katering e prodhim lëndësh të para për pizza.
Shumë artistë kanë hapur bare dhe restorante si, Bes Kallaku, Rovena Dilo, Jonida Vokshi, Arbër Çepani etj..
Biznese të veshjeve kanë hapur Zaimina Vasjari, Rozana Radi, Greta dhe Eni Koçi etj.. Ndërkohë, bizneset e Rudinës datojnë shumë më herët se gjithë të tjerëve. Vajza e talentuar e ekranit, në fakt është diplomuar për ekonomik.
Por ajo nuk e ka mbyllur në sirtar diplomën e saj, por ka shkuar drejt zhvillimit të një biznesi që ka lidhje me studimet e bëra. Në vitin 2002, Rudina ka hapur një biznes të quajtur “Fintaks consulting”.
Objekti i biznesit shpjegon se kryen dhe merr në të gjitha aktivitetet dhe bizneset, në fushën e revisionit kontabël, asistencë në fushën ekonomike, administrative, fiskale, si dhe çdo veprimtari tjetër ekonomike, që do të konsiderohet e nevojshme dhe e dobishme për realizimin e qëllimit të shoqërisë, ekspertizë vlerë- suese etj..
Rudina është aksionere e vetme e këtij biznesi, madje dhe administratore e tij.
Në këtë mënyrë, Rudina nuk është larguar as nga ekrani dhe as nga profesioni i saj, që nuk ka lidhje me botën e televizionit. Ndërkohë, një tjetër biznes i Rudinës, i cili nuk është i panjohur për vajzat e botës së televizonit, është një qendër e trajtimeve estetike.
“Velur” u hap në vitin 2006, ndërkohë që Rudina, në ndryshim nga shumë personazhe të ekranit ,të cilët nuk kanë lënë rast pa reklamuar në ekran dhe në portale aktivitetin e tyre privat, madje të shumtë janë ata që e bëjnë edhe te programi i Rudinës, vetë ajo nuk ka bërë ndonjë përpjekje që t’i bëjë publicitet qendrës së saj të estetikës.
Në fillim ky biznes u hap së bashku me miken e vjetër të Rudinës, ndërkohë që dy vitet e fundit, këtë aktivitet e ka vetëm Rudina, me 100% të aksioneve.
Si përfundim, mund të themi me plot gojë se Rudina Magjistari është një grua e realizuar në çdo aspekt, e cila ka ditur të mbajë në ekuilibër perfekt jetën e saj familjare, punën në televizion, e cila është mjaft impenjative pasi është 5 herë në javë, por edhe bizneset e saj private të cilat, mesa dimë ne, ecin shumë mirë. Ne i urojmë suskese!/BW/
Të tjera
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...
-
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra...
-
Viti 2024 shënoi rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Klinika e Kardiologjisë, ...
-
Arton Demhasaj takohet me kryetarin e gastronomëve, Petrit Kllokoqi, diskutojnë për sfidat e këtij sektori
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka njoftuar se...
-
Me 75% të votave, Zoran Milanoviq rizgjidhet President i Kroacisë
Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka siguruar mandatin e tij të ...
-
KQZ-ja me njoftim për regjistrim online të votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...