Amorim mund të marrë te Unitedi tre lojtarë nga Sportingu, por Gyokeres nuk është në mesin e tyre
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 30 October 2024
Ruben Amorim në ditët në vijim pritet të bëhet trajneri i ri i Manchester United, i cili do të sjellë me vete në Old Trafford tre futbollistë me të cilët pati sukses te Sporting Lisbona.
Edhe pse tifozët e Unitedit kishin shpresuar se Amorim do të insistonte në sjelljen e sulmuesit vrasës suedez, Viktor Gyokeres, ai beson se Unitedi duhet të freskohet në mbrojtje dhe në krahë.
Kështu, sipas mediave angleze, Amorim u ka dorëzuar drejtuesve të Unitedit një listë në të cilën janë emrat e Gonzalo Inacio, Marcus Edwards dhe Pedro Goncalves.
Inacio (23-vjeçar) është një qendërmbrojtës portugez të cilin Liverpooli dëshiron ta sjellë dhe Amorim dëshiron të reagojë shpejt dhe të parandalojë që kjo të ndodhë. Klauzola e tij e blerjes është 61 milionë euro.
Edwards (25-vjeçar), i rritur në radhët e të rinjve të Tottenham Hotspur, dominon pozicionin e sulmuesit të krahut të djathtë dhe në 116 ndeshje me fanellën e Sportingut ka shënuar 22 gola dhe 26 asistime.
Goncalves (26-vjeçar), i cili shënoi 81 gola dhe 56 asistime në 187 ndeshje, është gjithashtu mbresëlënës në pozicionin e sulmuesit të krahut të majtë nën drejtimin e Amorimit.
Megjithatë, tifozët e United patjetër do t’i jepnin të tre për Gyokeres, i cili është në formën më të mirë në Evropë së bashku me Erling Haaland, dhe ka shënuar 57 herë me 19 asistime në 64 paraqitje. Por, sipas të gjitha llogarive, ai do të bëhet një lojtar i ri i Barcelonës.
Të tjera
-
Berisha: Naser Hafizi a është hajn? Ministri: Është në burg
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin ...
-
Politikania e njohur zvicerane Marianne Binder e mahnitur nga prezenca e madhe e përkrahësve të LDK-së në Olten
Politikania e njohur zvicerane, Marianne Binder, është shprehur e mahnitur ng...
-
“E keni vrạ në burg”, Haxhiu i kthehet rastit Dehari, disa deputetë i thërrasin “Marre”
Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu përmend moszbardha e rastit të vd...
-
Deputeti gjerman: Sulmi terrorist në Kosovë ngjan me strategjinë ruse në Ukrainë
Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin ...
-
Shpërthimi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në komunat Fushë ...
-
A jeni ”Cool” për me shku në Stand-Up e Fisit ? Biletat janë në shitje për datën 25 dhjetor në Klan Arena
Komediani i njohur kosovar, Fisnik Çerkini, i cili është themelues i profilit...
-
“Erdhi një person i dërguar nga Kurti kërkonte me e ble votën time”: Marigona Geci ia publikon përgjimin LVV-së në Kuvend
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka akuzuar partinë ...
-
Sulmi në Ibër-Lepenc: Shkon në 10 numri i të arrestuarve
Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve për sulmin e së premtes që ndodhi në f...
-
Visar Azemi: Rugova lider i pathyeshëm në rrugën për liri dhe pavarësi të Kosovës
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për depute...
-
“Rrenc, shpifës”, përplasen ministri Vitia e deputeti Haxhiu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia jan...
-
Osmani s’ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas sulmit në Veri, këtë mekanizëm kreu i shtetit e drejton veç në gjendje të jashtëzakonshme
Në ora 1:30 të së shtunës Këshilli i Sigurisë mbajti mbledhje të jashtëzakons...
-
Mbyllet të enjten për qarkullim për tri orë segmenti Kijevë-Dollc, shkak disa punime
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoft...