Sport

Amir Rrahmani jashtë listës së Napolit

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 01 December 2020

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është lënë jashtë listës për ndeshjen e radhës së Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

Napoli ballafaqohet me AZ Alkmar të enjten në kuadër të Ligës së Evropës, kurse Rrahmani nuk është përfshirë fare në listë.

Kjo pasi futbollisti prishtinas akoma nuk është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

-Advertisement-

Përveç Rrahmanit, nga Napoli nuk është ftuar as futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, për të njëjtën arsye.

Kujtojmë që së fundmi është diskutuar shumë sa i përket qëndrimit të Hysajt tek klubi italian.

Shkodrani duket çdo ditë e me larg vahzdimit të kontratës së tij në ‘San Paolo’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera