Sport

Amir Rrahmani flet për mundësinë që ia ka dhënë Gennaro Gattuso te Napoli

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 25 January 2021

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, para tri javëve ka luajtur startues në një ndeshje zyrtare me skuadrën e Napolit, shkruan Gazeta inFokus.

Konkurrenca e madhe të napolitanët ka bërë që kapiteni i Kosovës do mos ketë hapësirat e duhura.

Lidhur më mundësitë e fundit që ia ka dhënë trajneri, Gennaro Gattuso ka folur vet Rrahmani.

-Advertisement-

Ai ka thënë se është i kënaqur për rastin e dhënë nga tekniku italian, duke shtuar se ka pritë shumë edhe pse nuk ka qenë e lehtë.

Tutje futbollisti nga Prishtina ka theksuar se duhet të jesh i fortë në karakter edhe gjithmonë të jesh i gatshëm që kur të jepet mundësia ta shfrytëzosh.

“Po jam i kënaqur normalisht, sepse dihet që me skuadrën e re gjithmonë është e vështirë ti gjesh hapësirat që të luash edhe pse kam qenë një blerje jo pak e vogël, por kam pritë rastin edhe pse nuk ka qenë e lehtë, duhet të jesh i fortë në karakter edhe gjithmonë të jesh i gatshëm që kur të jepet mundësia ta shfrytëzosh, kështu që në këto 4-5 ndeshjet e fundit me ka ardhë mundësia edhe po filloj ta shfrytëzoj pak nga pak”, deklaroi Rrahmani për Duelin Sportiv.

Amir Rrahmain në verën e vitit të kaluar u transferua në Napoli nga skuadra e Hellas Veronas, aty ku ishte lider i padiskutueshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera