Sport

Amir Rrahmani flet pas shënoi gol ndaj Udineses

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 20 September 2021

Skuadra e Napolit e ka arritur edhe fitoren e katërt radhazi në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët kësaj radhe kanë triumfuar në udhëtim te Udinese me rezultat 0-4, në takimin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Dacia Arena’, golat për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalletti i realizuan Victor Osimhen (24’), Amir Rrahmani (35’), Kalidou Koulibaly (52’) dhe Hirving Lozano (84’).

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur Amir Rrahmani, cili ka thënë se i kujtohet shumë mirë ndeshja e fundit ndaj Udineses.

“Më kujtohet shumë mirë ndeshja e fundit këtu, por ajo duhet të harrohet menjëherë, sepse në futboll e tashmja gjithmonë vlen. Ne duhet të mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës. Sot kemi luajtur dhe kemi fituar”, tha fillimisht Rrahmani.

Çfarë i the Koulibalyt? “Unë i thashë atij faleminderit për asistimin”

“Unë kam thënë gjithmonë se një ekip si Napoli duhet të ketë gjithmonë katër mbrojtës të fortë sepse ka shumë ndeshje, ne luajmë në tre fronte. Është e rëndësishme të jesh gati kur të hysh, mundësia vjen gjithmonë”, përfundoi ai.

Pas kësaj fitoreje, Napoli kryeson vetëm në Serie A me 12 pikë pas katër ndeshjeve të para, kurse Udinese mbetet e teta me 7 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera