Sport

Amir Rrahmani flet pas ndeshjes ndaj Suedisë, tregon arsyet pse humbi Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 09 October 2021

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur pas humbjes së Kosovës nga Suedia me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi i Napolit ka thënë se ndeshja është vendosur nga dy episode.

“Sfida u vendos nga ato dy episode, të cilat vështirë është për t’i parandaluar, pasi ndodhi një penallti që normalisht ishte pafat që topi preku në dorë, ndërsa goli i dytë ishte i mrekullueshëm dhe këto dy episode e vendosen ndeshjen”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

-Advertisement-

Me pas ai ka treguar arsyet pse ‘Dardanët’ pësuan humbje nga Suedia.

“Tek rezultati 1-0 kemi mundur ta barazojmë rezultatin dhe ndeshjen, por nuk ia arritëm t’i konkretizojmë rastet. Pas ndeshjes i thash ekipit që kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe kanë ndodh shumë kundërsulme shkaku i kësaj dhe tjetra që ka ndodh është se e kemi ditur që ata do të luajnë me topa të gjatë dhe topa të dytë dhe ne aty nuk ia dolëm”, deklaroi Amir Rrahmani.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet e katërta në Grupin B me 4 pikë, kurse Suedia mbetet e dyta me 12 sosh./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera