Fun & Video

Amerikania që e ka vizituar çdo shtet të botës: Këto janë 10 destinacionet më të mira në planet (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 11 October 2017

Cassanda De Pecol pohon se e ka thyer Rekordin Botëror të Ginisit, për t’u bërë:

– Gruaja e parë e dokumentuar që e ka udhëtuar çdo komb sovran

– Gruaja e parë amerikane që ka udhëtuar në çdo komb sovran

-Advertisement-

– Amerikania më e re në moshë që e ka udhëtuar çdo komb sovran (mosha 27 vjeçe)

– Personi më i shpejtë në botë që ka udhëtuar në çdo komb sovran

Në rast se brengoseni, për momentin në botë ekzistojnë 196 shtete sovrane.

Gjithçka kishte filluar në ishullin Paqësor të Palaus në korrik të vitit 2015, kur Cassie kishte qenë vetëm 23 vjeçe. Udhëtimi ka zgjatur gjithsej 18 muaj e 26 ditë – dyfish më shpejt sesa rekordi paraprak i Ginisit, transmeton Telegrafi.

Rrugëtimi i saj, ‘Expedition196’, është financuar thuajse krejtësisht nga sponsorët.

Sidoqoftë, sipas De Pecol, janë top dhjetë shtete në tërë botën të cilat ia vlen t’i vizitoni sa më shpejt:

SHBA

“Vjeshta në ‘New England’ është diçka të cilën çdo njeri duhet ta përjetojë. Thonë se shtëpia është aty ku është zemra, dhe aq më shumë që udhëtoj, aq më shumë bindem për këtë thënie. Shtëpia është aty ku është familja, ku është siguria, ku çdo gjë është e njohshme, dhe shteti im është i pasur sa i përket aspektit natyror, prandaj edhe është i rëndësishëm për mua”.

Kosta Rika, Amerikë Qendrore

“Majmunë, pemë të freskëta, muzikë e mirë dhe vullkane… a ka nevojë të flas më shumë?”

Peru, Amerikë Jugore

“Pylli Amazonës dhe ‘Aguas Calientes’ (hyrja për në Machu Picchu”.

Vlen të ceket se De Pecol ka shpenzuar një kohë duke jetuar në Peru.

Tunizia, Afrikë Veriore

“Vizitoni Tunizinë për ta përjetuar kulturën veriore afrikane me një ndjesi të Lindjes së Mesme dhe një sasie të jashtëzakonshme të historisë arkeologjike”.

De Pecol gjithashtu ka cekur se Sidi Bou Said (20km larg Tunizit, kryeqytetit) e ka tronditur fare.

Oman, Gadishulli arab

“Vend i përsosur për të vizituar shkretëtira e male, e njëkohësisht për të mësuar nga vendasit të cilët jetojnë në male. Stil krejtësisht i ndryshim i jetesës nga ai që jemi mësuar ne”.

Pakistan

“Pakistani duhet vizituar për ta përjetuar kulturën autentike aziatike dhe për ushqimin e shijshëm”.

Vanuatu

“Për ta përjetuar procesin si është krijuar Kava dhe për të takuar disa nga njerëzit më zemërgjerë në botë”.

Maldivet

“Për të parë ujin më të kaltër që ekziston, rërën më të bardhë dhe për t’u kënaqur vërtet”.

Butan

“Butanin për t’i mësuar etiket e jetës në paqe”.

Mongolia

“Edhe Mongolinë duhet vizituar për të parë një stil krejtësisht të ndryshëm të jetesës dhe për të kalëruar kuaj të egër”. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera