Amerikanët “pushtojnë” zyrën e Vuçiq, çfarë tha Presidenca serbe për takimin
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 19 April 2022
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në takimin me amerikanët që sot vizituan Serbinë, tha se përmirësimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.
Me të sot, janë takuar Senatorët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe anëtarin e Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Thom Tillis.
“Tregtia do të arrijë në 1.2 miliardë dollarë këtë vit, gjë që tregon përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet tona ekonomike”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia shpreson të “intensifikojë më tej lloje të ndryshme të bashkëpunimit dhe të zbatojë projekte specifike me interes të përbashkët”.
Sipas deklaratës së Presidencës serbe, Vuçiq ka falënderuar senatorët për “mbështetjen e vazhdueshme që Washingtoni i ofron Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.
Situata e rajonit dhe lufta në Ukrainë ishin gjithashtu temë e takimit të tyre. Vuçiq në këtë drejtim u shfaq i përkushtuar për ruajtjen e paqes para amerikanëve, derisa tha se respekton të drejtën ndërkombëtare, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve, duke e përmendur edhe votën e Serbisë pro në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, por duke mos folur për “presionin” për të cilin u ankua se po i bëhet para se të votojë.
Siç njofton Presidenca serbe, Vuçiq ka thënë se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, si dhe Republikën Srpska brenda saj.
Ai theksoi se për Serbinë është me interes kyç ruajtja e stabilitetit në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e ekonomisë, “sepse vetëm një rajon i tillë mundëson zhvillimin e qëndrueshëm të vetë Serbisë”.
Vuçiq përmendi “si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm rajonal” Iniciativën “Ballkani i Hapur”, qëllimi i së cilës, siç thuhet në deklaratë, është zhvillimi i mëtejshëm i rajonit dhe ngritja e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e tij.
Në njoftim thuhet se senatorët amerikanë e uruan Vuçiqin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve çon në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik.
Të tjera
-
“Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”, Osmani në Kuvend thotë se hyrja e NATO-s tregoi që bota s’e harroi Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit të ...
-
Vdẹs një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës
Ka vdekur një person në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës. Sipas Shërbi...
-
Edi Ramën nuk e takoi, por Kurti e pret sot në zyrë Presidentin e Shqipërisë
Kryeministri Albin Kurti do të pres sot në takim Presidentin e Shqipërisë, Ba...
-
Gjakovë, tre të lënduar në aksidentin midis traktorit dhe motoçikletës
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05 në Gjakovë...
-
Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Jasharin, Robertsonin e Walkerin para seancës solemne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kry...
-
Nis seanca solemne e Kuvendit për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës, nisi seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së ...
-
Osmani: Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim mëngjesin e sotëm, ho...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 17-vjeçares që humbi jetën pas vetaksidentit me motoçikletë në Drenas
Familja Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit, ka njoftuar qysh mbrëmë për ...
-
Ish-presidenti Clinton publikon videon pas su*mit 78 ditësh të NATO-s ndaj Serbisë: Sot falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, miku i madh i shqiptarëve ka kujtuar m...
-
Fjalimi i fuqishëm i Hisen Berishës në luftën çlirimtare
Hisen Berisha ka qenë një nga komandantët më të zot në luftën çlirimtare ndaj...
-
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kennet...
-
Në Ditën e Çlirimit inaugurohet statuja e Tony Blairit në Ferizaj
Statuja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair do të inaugurohet sot në Fer...