Lajme

Ambasadorja amerikane në Shqipëri viziton Kosovën

Autori: Ermirë Berisha 18:23 | 04 October 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, shkruan Gazeta inFokus.

Hovenier përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, është shprehur mjaftë i kënaqur pas takimit me miken e tij, ku kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve për të ardhmen.

“Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale.”, ka shkruar Hovenier. Me kënaqësi mirëprita miken dhe koleget time, ambasadoren amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale”, ka shkruar ambasadori./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera