Lajme

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore: SHBA përkrahin fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, e vëzhgon takimin në Ohër

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 17 March 2023

Pasi ka përfunduar të gjitha takimet në Beograd dhe në Prishtinë, emisari amerikan Gabriel Escobar, udhëton për në Ohër, ku do ta vëzhgojë takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.Ambasadorja amerikane në Maqedoninë Veriore, Angela Aggeler, ka njoftuar se shteti i saj e vëzhgon takimin, të cilin e ndërmjetëson Kryediplomati evropian, Josep Borrell.

“Shtetet e Bashkuara e përkrahin fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe Zëvendësndihmës-Sekretari Gabriel Escobar do të jetë në Ohër, si vëzhgues i këtij procesi”, thuhet në një postim në Twitter të diplomates amerikane.

Takimi mes Kurtit dhe Vuciqit është zhvendosur nga Brukseli në Ohër.

-Advertisement-

Ambasadorja amerikane thotë se Maqedonia Veriore, si nikoqire e takimit, dëshmon rolin pozitiv të saj në rajon.“Roli i Maqedonisë Veriore si nikoqire e këtij takimi të rëndësishëm nënvizon udhëheqjen e saj pozitive në rajon”, thuhet në njoftimin e ambasadores.Kurti dhe Vuciq takohen nesër për të diskutuar rreth zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, të cilin e kanë pranuar në takimin e kaluar më 27 shkurt, në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera