Ambasadori turk në Kosovë: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë
Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 27 July 2023
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka folur mbi zhvillimet në veri të vendit dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se është e padrejtë që vetëm njëra palë po fajësohet për situatën e tensionuar në veri të vendit, derisa shtoi se Kosova megjithatë mund të bëjë më shumë për të arritur progres në fushën e dialogut.
“Mendoj se fajësimi i njërës palë është i padrejtë në çfarëdo procesi negociator, pra siç thonë në anglisht duhen dy persona për të kërcyer tango, dialogu kërkon kontributin dhe interesin e vërtetë të të dyja palëve, pra mendoj se ka presion të padrejtë ndaj Kosovës, por mendoj se Kosova duhet gjithashtu të ndërmarrë disa hapa për të kontribuar për progres në këtë dialog dhe në marrëveshjen e arritur me 27 shkurt në Bruksel, që sipas mendimit tonë është kornizë e mirë dhe të gjitha pikat e asaj marrëveshje duhet të implementohen, duke përfshirë pikën 7”, tha Angili në Rubikon.
Angili tha se gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për t’i riorganizuar zgjedhjet në veri është i hap i duhur, ndërsa shtoi se organizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e serbeve nuk është ide e mirë.
“Mendoj se ishte një hap pozitiv nga Qeveria e Kosovës, nga kryeministri Kurti që hapur të deklaroj se është gati që t’i riorganizoj zgjedhjet, natyrisht në linjë me sistemin ligjor dhe Kushtetutën e Kosovës. Lista Serbe dhe serbët në veri duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje, BE-ja, SHBA-të dhe akterët tjerë relevant duhet ta përgatisin terrenin për këtë gjë dhe nëse ndihma e Turqisë është e nevojshme ne jemi gati ta ofrojmë atë”, tha Angili.
Të tjera
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...