Lajme

Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 28 April 2023

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka qëndruar sot në hapësirat e Devolli Corporation në Pejë, njësinë e Prince Caffe.

Drejtori Dardan Shala i ka treguar të parit të Suedisë në vendin tonë për punën që bëhet në Prince Caffe, produktet dhe tregjet.

Ambasadori Westerlund është shprehur shumë i kënaqur me arritjet e prezantuara, kurse ka shprehur interesimin që Prince Caffe ta rrisë bashkëpunimin me tregun suedez në të ardhmen.

-Advertisement-

Ambasadori suedez ka premtuar edhe ndihmën e tij për të vendosur kontakte me kompanitë simotra të Devolli Corporation në shtetin suedez.

Prince Caffe është një ndër brendet lidere të rajonit në fushën e prodhimit të kafesë cilësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera