Lajme

Ambasadori suedez: Gjithçka rreth liberalizimit të vizave po shkon mirë, kjo është ambicia jonë

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 18 January 2023

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët tanë mbetet ambicia e tyre tani që vendi i tij ka marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, pas Çekisë.

Westerlund, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se edhe diskutimet për liberalizimin e vizave deri tani po shkojnë mirë.

“Kjo sigurt është ambicia jonë. Çështja e liberalizimit të vizave është në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet. Kam parë diskutimet dhe jam goxha me shpresë. Por të shohim si po shkon debati – me siguri nga presidenca suedeze e BE-së, kjo është ambicia jonë se duhet të ketë një vendim gjatë pranverës”.

-Advertisement-

“Gjithçka mund të ndodhë, por duke marrë parasysh diskutimet deri tani po duket mirë”, tha ambasadori Westerlund.

Tutje, Westerlund u shpreh se Suedia dëshiron që në të ardhmen të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe qytetarët e tyre të jenë të integruar në Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera