Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Beograd: S’ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 05 August 2018

Spekulimet se administrata e Trumpit ka ndryshuar politikën amerikane ndaj Kosovës, po i mohon ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.Scott ka mohuar këta zëra, duke theksuar se qëndrimi i Amerikës asnjëherë nuk do të mund të ndryshojë drastikisht.

“SHBA-ja beson se pa normalizimin e raporteve dhe marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka stabilitet dhe përparim në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Scott, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Scott tha se interesat amerikane nuk varen nga presidenti, dhe se qëllimi kryesor mbetet stabiliteti dhe paqja në Ballkan.

-Advertisement-

“Zgjidhja e problemit të Kosovës kërkon udhëheqës të guximshëm dhe gatishmëri për zgjidhje kreative”, tha ambasadori amerikan në Beograd.

Ditëve të fundit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë të hapur mundësinë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Por të cilën ai po e quan si korrigjim të kufijve.

Thaçi po zotohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera