Lajme

Ambasadori kinez në Beograd për Kosovën: Ne kemi pritur 100 vjet

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 30 July 2018

Li Manchang, ambasador i Kinës në Serbi, thotë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është çështja më e rëndësishme për Serbinë dhe për integritetin e saj territorial, transmeton Koha.net.

Ai mendon se, përcjell televizioni publik serb, për zgjidhjen e një çështjeje kaq të madhe nuk duhet vënë afate.

“Ky është thjesht mendim imi personal, jo zyrtar. Kur bëhet fjalë për Kosovën, ajo ka të bëjë me sovranitetin, integritetin territorial. Kjo është çështja më e rëndësishme për një vend, për një qeveri dhe për një popull”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Manchang, transmeton Koha.net, ka përmendur shembullin e vendit të vet Kinës, e cila, siç tha ai, ka pritur afër 100 vjet që të zgjidhet çështja e Hong Kongut dhe Makaos në vitin 1997 dhe që iu kthyen shtetit amë.

Hong Kong kanë qenë anglezët, në Makao, portugezët”, ka përkujtuar ai.

Ai ka shtuar se Kina sotme, njëri nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ende s’e ka zgjidhur problemin vet, siç e ka quajtur, provincën e Tajvanit.

“Për këtë çështje kaq të madhe, assesi nuk bën të lejohet që të zgjidhet vetë për disa muaj. Normalisht, nëse Serbia dhe Kosova merren vesh për 10 ditë rreth çështjes, unë e përkrah”, ka thënë Li.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera