Lajme

Ambasadori i SHBA-së së bashku me Përparim Ramën dalin në kafiteritë e kryeqytetit, priten me entuziazëm nga qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 04 July 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kanë shëtitur në lokacionin e njohur si “kafet e rakisë”, përkatësisht rruga “2 Korriku”.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus, Rama dhe Hovenier shihen duke i përshëndetur qytetarët përreth.

Prezenca e ambasadorit në këtë pjesë lidhet me organizimin qe ka bërë Komuna e Prishtinës, për edicionin e dytë të festave të korrikut, ku në rrugën “2 Korriku”, nga data 1 deri më 4 korrik përformuan grupe te ndryshme muzikore para qytetarëve./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera