Ambasadori i ri në Gjermani: Duhet të ndryshojmë narracionin për Kosovën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/Capture-7-768x420-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
08:12 | 08 December 2021
Ambasadori i ri i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, ka thënë se Kosova ka nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.
Ai ka theksuar se duhet ndryshuar narracioni i krijuar që pa shtetin e Serbisë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.
“Unë do të përdor të gjithë forcën time argumentuese për të shpjeguar se një narracion i tillë deri tani nuk na ka ndihmuar të zgjidhim problemet. Pra, narracioni i krijuar gabimisht se Serbia është shteti kyç në Ballkan dhe se pa të nuk bëhet asgjë, është historikisht i gabuar, praktikisht i paqëndrueshëm dhe për të ardhmen i rrezikshëm. Thënë ndryshe, Beogradi është burim i destruktivitetit si ne Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Mal te Zi dhe më herët në Maqedoninë Veriore. Narracione te tilla qe privilegjojnë Serbinë janë te destinuara te dështojnë dhe ketë besoj na e ka mësuar mjaft mire historia”.
“Unë do të kërkoj që të të drejtohet vëmendja nga ata që luajnë rol konstruktiv: Nuk ka qenë Serbia, por faktori shqiptar, qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë”, ka thënë Ajeti në një intervistë për DW.
Intervista e plotë:
Deutsche Welle, Zoti Ajeti, ju sapo kishit nisur një karrierë shkencore të suksesshme. A ishte vendim i lehtë kthimi në diplomaci?
Faruk Ajeti: U mendova gjatë kur ma ofruan këtë detyrë, në kuptim të përgjegjësive që më prisnin në Berlin dhe të lënies anash të karrierës shkencore, por t’i shërbesh Kosovës është një privilegj jetësor dhe çdo sakrificë është e vlefshme.
Ju vini direkt nga Vjena, ku deri në vitin 2020 kein punuar edhe si diplomat në Ambasadën e Kosovës. Cili është dallimi mes Vjenës dhe Berlinit?
Në krahasim me Vjenën, Berlini padyshim është një nga kryeqendrat vendimmarrëse evropiane dhe ka një peshë të madhe në aspektin politik. Gjermania është edhe ekonomia e katërt në botë dhe e para në Evropë, është pjesë e BE-së, NATO-s, G7-ës dhe çdo mekanizmi me rëndësi globale. Këtu kemi një mërgatë shumë të madhe në numër, me mbi 400 000 pjesëtarë. Pra, sfidat janë më të mëdha dhe përgjegjësia është më e madhe.
Cila është strategjia juaj për të shfrytëzuar sa më mirë potencialet e diasporës?
Në radhë të parë është potenciali ekonomik. Ne si ambasadë, së bashku me pesë konsullatat që kemi në të gjithë Gjermaninë, do të mbështesim çdo biznes që kërkon të investojë në Kosovë. Këtë mbështetje na e garanton edhe ligji për investime strategjike. Por edhe këmbimet kulturore, sportive, shkencore, në fushën e arsimit janë me rëndësi. Ne do të trokasim në të gjitha dyert që do të na ndihmojnë për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe me një demokraci të konsoliduar.
Tani kemi një qeveri të re gjermane, e cila qysh në marrëveshjen e koalicionit është pozicionuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, për të mbështetur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, dhe për ta shoqëruar Kosovën drejt integrimit në BE. Çfarë mund të pritet më shumë se kaq nga Gjermania?
Është fat për mua që misionin tim ta filloj bashkë me qeverinë e re gjermane. Është hera e parë që qeveria gjermane flet me kaq hollësi për Ballkanin Perëndimor qysh në planin qeverisës. Dhe ky fakt më jep shumë optimizëm se në takimet e mia mund të bisedojmë për projekte konkrete. Unë këtë e vura re edhe në takimin tim me presidentin Frank Walter Steinmeier, i cili është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe rajonit. Pra, marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, falë edhe një pune që është bërë nga paraardhësit e mi por edhe nga mërgata qysh në vitet 1990 me qeverinë në ekzil të Republikës së Kosovës, e në mos më parë. Por ne kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë ne praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman. Gjermania ka një konstante aktive të angazhimit të suksesshëm të saj në Kosovë dhe Ballkan. Gjithashtu mendoj se duhet ndryshuar narracioni i krijuar gabimisht në perëndim dhe fatkeqësisht edhe në Gjermani se pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan.
Çfarë mund të bëni ju si ambasador në këtë drejtim?
Unë do të përdor të gjithë forcën time argumentuese për të shpjeguar se një narracion i tillë deri tani nuk na ka ndihmuar të zgjidhim problemet. Pra, narracioni i krijuar gabimisht se Serbia është shteti kyç në Ballkan dhe se pa të nuk bëhet asgjë, është historikisht i gabuar, praktikisht i paqëndrueshëm dhe për të ardhmen i rrezikshëm. Thënë ndryshe, Beogradi është burim i destruktivitetit si ne Kosove, Bosnje dhe Hercegovine, Mal te Zi dhe më herët në Maqedoninë Veriore. Narracione te tilla qe privilegjojnë Serbinë janë te destinuara te dështojnë dhe ketë besoj na e ka mësuar mjaft mire historia. Unë do të kërkoj që të të drejtohet vëmendja nga ata që luajnë rol konstruktiv: Nuk ka qenë Serbia, por faktori shqiptar, qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, apo në Shqipëri e Mal të Zi. Për të ndryshuar këtë narracion duhet folur jo vetëm me ekzekutivin por edhe me ligjvënësit. Ngjashëm është edhe çështja e vizave. Edhe pse qeveria gjermane tani e ka vendosur qysh në marrëveshjen e koalicionit se do të kërkojë me forcë liberalizimin e vizave, mendoj se duhen sensibilizuar më shumë edhe ligjvënësit gjermanë, që kanë lidhje me kolegët e tyre në Evropë që të lobojnë për liberalizimin e vizave. Ka ardhur koha që shtetasit e Kosovës të trajtohen, ashtu siç e meritojnë, si evropianë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-las-vegas-41.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...