Lajme

Ambasadori i ri amerikan në Serbi: Jam i lumtur që jam këtu

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 31 March 2022

Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka mbërritur në Beograd.

Hill këtë të enjte duhet t’ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Me të mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla”, ambasadori Hill theksoi se ishte i lumtur që kishte mbërritur dhe se për këtë po përgatitej prej kohësh.

-Advertisement-

“Ishte një fluturim i gjatë, Julie dhe unë jemi shumë, shumë të lumtur që jemi në Serbi. Ne jemi përgatitur për këtë me muaj, me muaj, nuk kam qenë këtu për një kohë të gjatë,” tha Hill, duke shtuar se ardhja e tij sot nuk kishte të bënte me zgjedhjet dhe se mbërriti kur u konfirmua nga Senati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera