Lajme

Ambasadori i Francës reagon pas kërcënimeve ndaj policëve të komunitetit serb që nisën punën në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 26 July 2023

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas mesazheve kërcënuese që kanë marrë policët e komunitetit serb që nisën dje punën në veri.

Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, derisa tha se është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Pajtohemi plotësisht me EULEX“, ka shkruar Guerot.

-Advertisement-

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se çfarëdo lloj frikësimi është i papranueshëm.

”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ndryshe, 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Këta zyrtarë të rinj policorë u ishin nënshtruar procedurave të konkursit e Akademisë Policore për të marrë këto pozita, të cilat do t’i ushtrojnë tash e tutje.

Në rrjete sociale janë duke qarkulluar fotografi e emra të policëve të rinj nga komuniteti serb që janë bërë pjesë e institucionit kyç të sigurisë, Policisë së Kosovës.

Në rrjetin social Telegram ka nisur shënjestrimi ndaj disa prej pjesëtarëve të rinj të Policisë, duke thënë se ky veprim nga ana tyre nuk është i mirë pasi nga ky institucion po arrestohen qytetarët serbë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera