Lajme

Ambasadori Hovenier i ka dy fjalë për Mehajn pas dorëheqjes

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 08 August 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ia ka kushtuar disa fjalë tashmë ish-Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili të martën u kumtua se ka dhënë dorëheqje nga pozita.

Hovenier duket se e ka pritur në takim Mehajn, derisa pati edhe disa fjalë të mira për të.

“Vlerësoj mundësinë për ta falenderuar ish-ministrin e Mbrojtjes Mehaj për shërbimin, bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. I uroj të gjitha të mirat në angazhimet e ardhshme të tij”, ka reaguar Hovenier në Twitter.

-Advertisement-

Ky vendim i Mehajt zgjoi reagimin edhe të ambasadorit britanik, Nicholas Abbott.

Abbott shprehu keqardhje për dorëheqjen e ish-ministrit, derisa përmendi edhe bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar në fushën e Mbrojtjes.

“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”, shkroi ai.

Për dorëheqjen e Mehajt njoftoi të martën kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se ai dha dorëheqje për arsye familjare.

Në vend të tij, Kurti emëroi kolonelin e FSK-së, Ejup Maqedonci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera