Lajme

Ambasadori Heldt reagon pasi kafiteritë në Prishtinë janë të stërmbushura

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 July 2020

Ambasadori Heldt reagon pasi kafiteritë në Prishtinë janë të stërmbushura

Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët e Kosovës.

Heldt tha se janë të padurueshme pamjet nëpër rrugë dhe në tarracat e kafiterive në Kosovë të cilat janë të stërmbushura.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka theksuar se pasojat do të shihen në kujdesin intensiv, shkruan gazeta inFokus.

Këtë reagim Heldt e bëri duke shpërndarë një status publik të BE-së, lidhur me ndihmën që iu dha sot shëndetësisë kosovare për luftimin e koronavirusit.

“Apostolova, vërtetë shpresoj se kjo do të frymëzojë të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe institucionet qeveritare e shtetërore të kenë zbatim të fuqishëm të rregullave. Pamjet në rrugë dhe në terracat e kafiterive janë të padurueshme. Pasojat do të shihen në kujdesin intensiv”, shkroi ai në Tëitter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera