Lajme

Ambasadori gjerman: Zhgënjyes votimi për Kryeprokuror të Shtetit dje në KPK

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 07 April 2022

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur zhgënjyes procesin e djeshëm të votimit për Kryeprokuror të Shtetit në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ambasadori Rhode ka ripostuar reagimin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili e ka quajtur votimin e Kryeprokurorit të Shtetit s’ka qenë në linjë me kërkesat e BE-së, raporton Express.

“Kjo me të vërtetë është zhgënjyese dhe jo rruga e duhur përpara. Veçanërisht kur OJQ-të e njohura të Kosovës si Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë shprehur shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rhode.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera