Lajme

Ambasadori gjerman takon kryetaren e Speciales

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 08 October 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Rohde ka thënë se ka rikonfirmuar përkrahjen e fort të Gjermanisë për punën e Speciales dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

“Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka thënë Rohde.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera