Ambasadori gjerman sqaron kur mund të nisë udhëtimi pa viza për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 29 September 2022
“Edhe nëse merret vendimi për viza këtë vit, kërkohet pak kohë për të nisur zbatimi i vendimit”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde.
Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal.
Më 13 tetor sipas presidencës çeke çështja e vizave do të trajtohet në nivel teknik, në kuadër të Grupit Punues për Vizat, ku mund të jepet drita e gjelbër që kjo temë të shkojë tutje ose jo.
Por amabsadori gjerman dëshiron të jetë i përmbajtur në deklarata.
Mirëpo thotë se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë ku nuk do të ketë viza.
“Dua të theksoj atë që tashmë e kam thënë edhe javën e kaluar, t’i referohen deklaratës se shefave të qeverisë së Trekëndëshit të Vajmarit: Francës, Polonisë dhe Gjermanisë, ku konfirmohet qëllimi i liberalizimit së shpejti të vizave për Kosovën. Këtë vjeshtë do të mbahet një takim në Bruksel. Personalisht, dua të jem i përmbajtur, e kam thënë edhe nëpër intervista të shumta, që kam dhënë për televizione, por unë do të jem ambasadori i fundit gjerman në Kosovën me regjim vizash. Besoj se liberalizimi do të ndodh shpejt, por edhe nëse vendimi merret këtë vit, kërkohet pak kohë për të filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Unë besoj se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, në pranverën e vitit të ardhshëm nuk do të flasim më për këtë temë”, ka thënë ai gjatë një interviste për Radio Kosovën, të enjten.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave.
Përkundër se vazhdimisht ka pasur premtime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...