Lajme

Ambasadori gjerman: Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 25 January 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit, shkruan Gazeta inFokus.

Rohde përmes një postimi në twitter ka inkurajuar Kosovën që të filloj të ecë përpara në luftën më serioze të korrupsionit.

Tutje ai ka shtuar se Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

-Advertisement-

“Vërtetë lajm i mirë. Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e antikurropsionit Kosova ka përparuar 17 vendeve, dhe tani renditet në vendin e 87-të. Inkurajojmë Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit. Vazhdo kështu. Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera