Lajme

Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 19 July 2026

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se vendit do t’i bënte mirë që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Info Magazine”, Rudolph tha se shpreson që Kosova të mos hyjë në një tjetër periudhë pasigurie politike.

“Unë mendoj se ajo që nevojitet tani është një sinjal nga Kosova se kush do t’i formojë institucionet e Kosovës për katër vitet e ardhshme. E di që diskutimet dhe procesi janë në vazhdim, por vërtet mendoj se do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt dhe të mos hyjmë në një raund tjetër të pasigurt”, deklaroi ambasadori gjerman.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy