Ambasadori gjerman del me qëndrim për targat, i ngarkon me përgjegjësi edhe Listën Srpska
Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 01 November 2022
Gjermania i kërkon Kosovës që t’i japë kohë procesit të heqjes së targave ilegale. Ndryshe nga vendet tjera të QUINT’it shteti gjerman ka dalë me një qëndrim të ri duke e ngarkuar me përgjegjësi edhe Listën Srpska. Rohde u ka kërkuar atyre që të angazhohen t’u shpjegojnë serbëve se duhet t’i përdorin targat e Kosovës.
Gazeta Express
Diplomati gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, më në fund, është deklaruar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar në faza vendimin për heqjen nga përdorimi të targave që Serbia i lëshon ilegalisht për serbët e Kosovës.
Gjermania vazhdon t’i japë të drejtë Kosovës për targat, por thotë se procesi duhet i tranzicionit duhet të zgjasë më shumë, në total 12 muaj.
“Duhet më shumë dakordim në çështjen e targave: Ne si BE dhe QUINT kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë që heq targat KM dhe të tjera. Kjo është në linjë me marrëveshjet e Brukselit”, ka shkruar Rohde në Tëitter, transmeton Gazeta Express.
“Ne po ashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm për një periudhë tranzicioni më të gjatë (12 muaj në total), siç është parashikuar në marrëveshjen e përmendur dhe gjithashtu për të zgjidhur në mënyrë pragmatike çështjet teknike që kanë mbetur. Akoma mendojmë se këshilla jonë duhet të ndiqet”.
Diplomati gjerman ka një kërkesë edhe për përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Rohde thotë se ata duhet t’ia tregojnë realitetin serbëve të Kosovës, duke u treguar se në territorin e saj përdorën targat e Kosovës.
“Por, gjithashtu, do të doja t’i shihja përfaqësuesit e serbëve të Kosovës duke kontribuuar në mënyrë konstruktive për deeskalim. Për shembull, duke ua shpjeguar serbëve të Kosovës realitetin se në Kosovë duhet të përdorësh targa të Kosovës”, shkroi Rohde.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar të premten, menjëherë pasi Kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij, vendosi që të mos e shtyjë afatin për konvertimin e targave, por të bëhet tranzicioni në disa faza.
Nga Departamenti i Shtetit thanë se janë “të shqetësuar dhe të zhgënjyer” që Kurti nuk e dëgjoi këshillën e tyre për ta shtyrë 10 muaj zbatimin e marrëveshjes për targat ilegale.
Të tjera
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...