Lajme

Ambasadori gjerman: Absurde të përshkallëzohet situata për targat

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 22 November 2022

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të targave.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë duke shpërndarë postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, që i propozoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ta shtyjë për 48 orë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë e ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

Kurti ka njoftuar se bëhet djalë për një shtyerje 48 orëshe.

Ky vendim erdhi pasi Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me targat që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

SHBA ka thënë se kanë kërkuar këtë shtyerje për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera