Lajme

Ambasadori francez kërkon sa më parë organizimin e zgjedhjeve në veri

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 29 July 2023

Ambasadori francez Olivier Guérot, ka thënë që organizmi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë, duhet të bëhet sa më parë.

Ai në një intervistë për Gazetën Express deklaroi se kjo çështje është pjesë e marrëveshjes së arritur në mes të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

“Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore janë pjesë përbërëse e marrëveshjes së arritur ndërmjet EUSR Lajçak dhe VPM Bislimi. Këto zgjedhje duhet të organizohen sa më parë”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera