Ambasadori britanik në Beograd: S’jam i kënaqur me marrëdhënien tonë, s’është në interes të Serbisë të fitojë Rusia në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 11 February 2024
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson në një ligjëratë para studentëve serbë në Beograd foli për ndërtim partneriteti, ndërsa u shpreh se s’është i kënaqur me marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ferguson tha se partneriteti nuk do të thotë se “se do të biem dakord për të gjitha çështjet”,por shtoi se mendon se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dëgjojmë me vëmendje njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të kuptojmë pikëpamjet tona”.
Ai foli për pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar në kontekstin e sigurisë globale dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa i kushtoi vëmendje edhe përceptimit në Serbi për luftën e Rusisë në Ukrainë, përcjell Gazeta Express.
“Ne mirëpresim dënimin e qartë të kësaj lufte të paligjshme nga Qeveria e Serbisë, si dhe ndihmën e rëndësishme financiare dhe teknike që i keni dërguar Ukrainës”, tha fillimisht ambasadori britanik, siç shkruan Danas.
“E di që shumë qytetarë të Serbisë kanë një mendim të lartë për Rusinë dhe mund ta kenë të vështirë të pajtohen dhe ta kuptojnë këtë luftë vëllazërore mes dy kombeve ortodokse. Megjithatë, jam plotësisht i bindur se nuk është në interesin e Serbisë që Rusia të ketë sukses në Ukrainë”, theksoi ai.
Për marrëdhëniet britaniko-serbe, ai tha se dëshironte të ishte “shumë i drejtpërdrejtë”.
“Nuk jam i kënaqur me gjerësinë dhe forcën e marrëdhënies sonë”, tha ndër tjerash ai.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...