Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 01 January 2025
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka ritheksuar edhe një herë përkushtimin e shtetit të tij për të ndihmuar gjatë vitit 2025 në gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Diplomati britanik thekson nevojën për veprime të guximshme nga liderët e të dyja shteteve për t’i dhënë epilog çështjeve të pazgjidhura. Hargreaves ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është qendror për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe se përbën çelësin për të zhbllokuar edhe detyrimet e vetë Serbisë.
Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se Kosova duhet t’u besojë aleatëve të saj kur ata kërkojnë themelimin e Asociacionit dhe ka theksuar se për progresin e Kosovës drejt organizatave ndërkombëtare ku dëshiron të anëtarësohet, nuk ka zëvendësim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Shkurt, po dhe po. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (AKS) është qendror për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë dhe çelësi për zhbllokimin edhe të detyrimeve të vetë Serbisë. Dhe është zgjidhja që plotëson më mirë kriterin për të siguruar që të drejtat dhe nevojat e pakicës serbe të Kosovës të mbrohen dhe të ruhen brenda sistemit kushtetues të Kosovës. Sigurisht, çdo AKS do të duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të shmangë krijimin e një shtrese të re qeverisjeje ose pushteti ekzekutiv të ndarë. Por, për përparimin e Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare që dëshiron të anëtarësohet dhe për t’i dhënë komunitetit të saj jo-shumicë serb një zë të përshtatshëm në mënyrën se si drejtohen punët e tyre, nuk ka zëvendësim për AKS-në. Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht që Kosova ta testojë draftin aktual në Gjykatën e saj Kushtetuese”, ka deklaruar ai në një intervistë për Gazetën Express.
Lidhur me veprimet në veri të ndërmarra kohët e fundit nga Kosova, ambasadori britanik ka deklaruar se shteti i tij njeh të drejtën e Kosovës për t’u mbrojtur nga sulmet dhe për të pasur pritshmëri që të gjithë njerëzit që jetojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës t’u përmbahen ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës.
Megjithatë, Hargreaves ka rikujtuar gjithashtu se është thellësisht në interesin e Kosovës që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Ai ka potencuar se veprimet e befasishme të Kosovës në veri, si ai për përdorimin e dinarit, nuk kanë ndihmuar gjithmonë në sigurimin e serbëve se mirëqenia e tyre në do të jetë e mbrojtur në Kosovën e re moderne.
Të tjera
-
Hyri ilegalisht nga Serbia, arrestohet në veri të Kosovës
Një person është arrestuar pasi që i njëjti nuk posedonte asnjë dokument iden...
-
Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë
Personi më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 116 vjeçare, ka njoftuar Guin...
-
“Politika e jashtme dështimi më i madh i qeverisë” – Enver Hoxhaj në “Podcast me Shkëlzen Dakaj”
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është i ftuar këtë javë në em...
-
Vuçiq takon Hillin, thotë se folën për sanksionet amerikan ndaj NIS-it dhe ndryshimet politike në SHBA e vende evropiane
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së n...
-
KQZ certifikon listën e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Listës së Votue...
-
Presidentja Osmani kujton Tahir Zemajn: Do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës dhe i luftës për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar në 22-vjetorin e vdekjes së he...
-
Deputeti Shala viziton një ndërmarrës të sukseshëm në fshatin Arllat, i premton përkrahje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vizituar të shtunë...
-
Borut Pahor heq dorë përfundimisht nga synimi për emisar i dialogut Kosovë – Serbi, tregon arsyen
Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, përmes një letre ka bërë të qartë që s’k...
-
Komandanti i KFOR-it tregon pse s’i dha leje Kurtit që ta çojë FSK-në në Veri pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë p...
-
Vuçiq: Kurti e do Listën Sebe jashtë zgjedhjeve sepse është parti e padëgjueshme për të
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për atë që po ndodh në Kosov...
-
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Hidhet mjet piroteknik në drejtim të karabinierëve të KFOR-it në Mitrovicë
Një i mitur në Mitrovicën e Jugut ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të...