Ambasadori Baily konfirmon përkrahjen e SHBA-ve për Maqedoninë

Autori: Gazeta inFokus
21:31 | 15 August 2017
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim pune me ambasadorin e SHBA-ve, Jess Baily, ku janë përsëritur mesazhet e dhëna gjatë Samitit të Podgoricës të mbajtur në fillim të muajit, me çka përforcohen perspektivat euro-atlantike të vendit.
Siç njoftojnë nga kabineti qeveritar, në këtë takim janë konfirmuar konstatimet nga takimi bilateral ndërmjet kryeministrit Zaev dhe zëvendës kryetarit të SHBA-ve, Mike Pence, se Maqedonia mund të llogarisë në përkrahjen e plotë të SHBA-ve për anëtarësim në NATO.
Kryeministri Zaev dhe ambasadori Baily kanë biseduar edhe për Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe republikës së Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, ku u bë vlerësimi se kjo marrëveshje paraqet themel për zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet vendeve të rajonit dhe se kjo marrëveshje sinjalizon përforcimin e përkushtimit të Maqedonisë për integrim sa më të shpejtë në BE.

Të tjera
-
Ky është personi që e gjeti në gjendje të rëndë rreshterin, Muhamed Lika
Mbrëmë është vrarë me armë zjarri polici Muhamed Lika para banesës së tij në ...
-
WSJ: Administrata Trump po kërkon shtete për t’i dërguar të dëbuarit nga SHBA, po e shqyrtojnë edhe Kosovën
Administrata Trump është përfshirë në përpjekje për të arritur marrëveshje me...
-
Cakolli kritikon Kurtin që punët e partisë po i kryen në zyra të Qeverisë: S’është në rregull
Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka reaguar ndaj ven...
-
Prokuroria e mohoi, por një grup i ri me përmbajtje skandaloze si “AlbKings” rikthehet në Telegram (PAMJE)
Pavarësisht mohimeve nga institucionet, një grup i ri në rrjetin social Teleg...
-
Detaje tronditëse nga v*asja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit
Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane nga ngjarja e tmerrshme që tr...
-
Detaje të reja: Kështu dyshohet se ndodhi vrasj* e policit në Kaçanik
Periskopi ka zbulur detaje të reja nga vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçan...
-
Postimi i para 4 viteve i policit të vra*ë në Kaçanik: Raportonte se ia kishin vënë fl*kën lokalit të tij
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, i cili u vra mbrëmjen e së mar...
-
Sot varroset polici i vr*arë në Kaçanik
Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në...
-
Kurti takohet edhe me Rashiqin, merr përgjigje pozitive nga ai për formimin e qeverisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi takimet me partitë p...
-
Cilët janë 10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit në seancën e 15 prillit?
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka treguar se cilët janë 10...
-
Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kur...
-
Mungon njëra e akuzuar, dështon seanca për përvetësimin e mbi 70 mijë eurove
Në mungesë të të akuzuarës Fatime Hoti-Abazi, ka dështuar të mbahet seanca të...