Lajme

Ambasadori austriak në takim lamtumirës me presidenten

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 24 July 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Weidingeri mori falënderim nga Osmani për pëpjekjet e tij në vazhdimin e forcimit të partneritetit Kosovë-Austri.

“Presidentja ka ritheksuar se Austria mbetet aleat i rëndësishëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, mbështetja e të cilës ka qenë e rëndësishme në hapa të ndryshëm të historisë sonë, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në komunikatën e presidencës.

“Presidentja ka folur edhe për vizitën e parë zyrtare bilaterale në mandatin e saj si Presidente e Republikës në Republikën e Austrisë, me ç’rast theksoi se kjo vizitë ka qenë rikonfirmim i vullnetit të përbashkët për ta thelluar tutje partneritetin në mes të dy vendeve tona”.

-Advertisement-

Ata dy biseduan edhe për politikën dhe sigurinë në Kosovë e rajon, më saktësisht për tejkalimin e situatës aktuale nga ana e institucioneve në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera