Lajme

Ambasadorët e Quintit me mëngjes te Kurti

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 13 June 2023

Përfaqësuesit e shteteve të Quintit janë duke zhvilluar një takim në kryeministri ku temë kryesore janë zhvillimet në veri të Kosovës.

Poashtu në takim pritet të diskutohet mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, njofton Klankosova.tv.

Ky është ndër takimet e rralla kur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishmë në botë të akredituar në Prishtinë shkojnë kaq herët në takim te ndonjë lider kosovar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera