Lajme

Ambasadorët e NATO-s mblidhen nesër, Polonia “e vendosur” ta aktivizojë Nenin 4

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 15 November 2022

Ambasadorët e NATO-s do të takohen nesër me kërkesë të Polonisë mbi bazën e Nenit 4 të aleancës, kanë thënë për Reuters-in dy diplomatë evropianë, raporton “SkyNews”.

Sipas Nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje brengosëse, veçanërisht ndaj sigurisë së një vendi anëtar, transmeton Klankosova.tv.

Një nga diplomatët tha se NATO-ja do të veprojë me kujdes dhe nevojitet kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

-Advertisement-

Nëse ndodh kështu, do të konfirmonte konsensusin midis një numri ekspertësh të cilët sugjeruan se nuk ka gjasa që aleanca të zgjedhë të përdorë Nenin 5 – i cili ka të ngjarë të përfshijë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak hakmarrës ndaj Rusisë, dhe një përshkallëzim dhe zgjerim të madh të konfliktit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera