Lajme

Ambasada e Shqipërisë i jep mirënjohje Pal Lekajt e MIT-it për ndihmën pas termetit

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 13 December 2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka marrë mirënjohje nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga kjo ministri.

Mirënjohja është ndarë pas ndihmës që MIT-i i ka dhënë Shqipërisë pas tërmetit.

-Advertisement-

Ministria Infrastrukturës dhe Transportit  në bashkëpunim me kolegjin UBT i ka ofruar Shqipërisë ndihmë me angazhimin e 14 inxhiniereve të ndërtimtarisë dhe 12 profesorëve të UBT-së të cilët kanë kontribuar në vlerësimin e dëmeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të premten ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nga i cili ka pranuar mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë shtetit shqiptar, në përballjen e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit”,thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera