Ambasada e SHBA-së: Vendimi për ndërtesën komunale në Mitrovicën e Veriut në kundërshtim me kërkesat tona
Autori: Gazeta inFokus
20:55 | 23 August 2023
Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për “largimin” e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.
Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh.
Në përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha më 23 gusht se SHBA-ja e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave në veri, për t’u përmbajtur nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që shton tensionet.
“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, tha Ambasada amerikane në Kosovë.
Inspektorati komunal tha se nuk i është ofruar ndonjë dokumentacion në bazë të të cilit institucionet e Serbisë mund ta shfrytëzojnë atë objekt, dhe se institucionet e Serbisë ishin njoftuar paraprakisht se duhet të përgatisin dhe paraqesin dokumente ose kontratë për shfrytëzimin e objektit.
Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura katër institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, njoftoi se “kryetarët jolegjitimë kanë shkuar një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe objektet”.
Në anën tjetër, nga komuna e Mitrovicës së Veriut thonë se zyrtarët e tyre i ka takuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili u ka thënë se “nuk ka asnjë dokument për objektin dhe se nuk e di se në pronësinë e kujt është.”
Simiq është kryetar i Drejtorisë së Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.
Lista Serbe pyeti edhe bashkësinë ndërkombëtare “a po respektohet në këtë mënyrë thirrja e tyre që kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona?”
Kryetar i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.
Ata i ka kundërshtuar ashpër popullata lokale serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.
Banorët lokalë ka gati tre muaj që protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të tërhiqet dhe nga kryetarët shqiptarë që të mos dalin në punë.
Në këto tri komuna, deri në fund të majit, kanë funksionuar edhe komunat sipas sistemit serb.
Vetëm në Mitrovicën e Veriut ekziston një ndërtesë e veçantë komunale që funksionon nën sistemin e Kosovës dhe atje nuk ka pasur protesta./rel

T� tjera
-
Segmenti 1.5 kilometërsh i Rrugës A “Jim Xhema” hapet për qarkullim, Përparim Rama ndan pamje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga hapja e djeshme për ...
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë...
-
Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Stubëll të Gjilanit, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stubëll t...
-
Rroga e 13-të dhe 600 euro pagë minimale, punëtorët paralajmërojnë protestë
Sindikalistët e sektorit privat në Kosovë kanë paralajmëruar organizimin e nj...
-
Përleshje pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicën e Veriut, një grua pëson lëndime
Një grua ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që dyshohet se ndodhi ...
-
Kurti e Rama s’patën ku t’i ikin njëri -tjetrit, shtrënguan duart dhe u panë bashkë gjatë samitit në Bruksel
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...
-
U raportua e zhdukur, një ditë më vonë e mitura denoncoi sul*min sek*sual
Një rast i dyshuar i sulmit seksual ndaj një të miture është raportuar në Dre...
-
KOSTT-i deklarohet për zja*rrin në transformatorin në Obiliq
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, ka ndarë detaje mbi zjarrin...
-
Arrestohet një i mitur, postoi ar*mën në rrjetet sociale
Një i mitur është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje,...
-
Zhduket një 15-vjeçare në Drenas
Një vajzë 15-vjeçare është raportuar e zhdukur në fshatin Poklek i Ri të Dren...
-
Një person humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, rasti në hetim
Një person ka humbur jetën në orët e para të së mërkurës, pasi ishte dërguar ...
-
Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, përplasen një kamion me beton dhe një veturë – katër persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhafe...
































