Lajme

Ambasada e SHBA-së në Kosovë e thekson këtë pjesë nga Deklarata e Samitit të NATO-s: Kina, mundësuese vendimtare e luftës së Rusisë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 04 August 2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka shpërndarë sot një pjesë nga delarata e Samitit treditor të NATO-s që u mbajt në korrik, gjatë të cilit u shënua edhe 75-vjetori i aleancës.

Në një pjesë të deklaratës së përbashkët të aleatëve të NATO-s, Kina konsiderohet “mundësuese vendimtare e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës” nëpërmjet mbështetjes në shkallë të gjerë për industrinë ruse në fushën e mbrojtjes.

Deklarata e Samitit të NATO-s në Washington: Republika Popullore e Kinës është bërë një mundësuese vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet fjalinë të cilën ambasada amerikane e ka ndarë nëpërmjet një fotografie të publikuar në Facebook.

-Advertisement-

Përmbi të, Ambasada e SHBA-së shkruan: “Kinezët po bëjnë çmos për ta portretizuar veten si neutralë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Realiteti është se Kina ka marrë anë. Kina po ofron komponentë shumë kritikë me përdorim të dyfishtë për rusët”.

Megjithëse nuk i dërgon Rusisë ndihma të drejtpërdrejta ushtarake, Kina u konstatua se e ndihmon Rusinë duke i dërguar materiale me përdorim të dyfishtë, si pjesë të sistemeve të armatimit, paisje dhe materiale bazë që shërbejnë për ta ushqyer sektorin e mbrojtjes së Rusisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera