Lajme

Ambasada e Kosovës në ShBA feston 15-vjetorin e Pavarësisë, i pranishëm edhe Escobari

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 24 February 2023

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka organizuar një festë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ambasada përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, ka thënë që Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-të është e rëndësishme për dy vendet.

-Advertisement-

“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje, bëhet e ditur se në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i ShBA-ve, Gabriel Escobar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera