Lajme

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe shpërndan postimin e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 07 March 2024

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shpërndarë të mërkurën në faqen e saj zyrtare në Facebook një postim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, postim i cili më vonë është larguar nga kjo faqe. 

Postimi kishte të bënte me homazhet që liderët institucionalë bënë  në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Shpërndarja e postimit të një partie politike është kritikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu- Shohi.

-Advertisement-

Ajo e ka qujatur kët veprim të turpshëm dhe ka kërkuar që dikush të jap përgjegjësi. Deputetja ka thënë se një veprim i tillë është i jashtëligjshëm dhe tregon kapjen e diplomacisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“MARRE! Përbesë fort marre në cfar deregje ka ra diplomacia jonë! Përvec që një veprim i tillë nga diplomatët e Ambasada është i jashtëligjshëm, kjo tregon për nivelin e servilizmit, joprofesionalizmit dhe me shumë dëshmon KAPJEN e diplomacisë nga LVV! Dikush do të jap përgjegjësi për këtë veprim!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ambsasador i Kosovës në EBA është Xhabir Hamiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera