Lajme

Ambasada amerikane falënderon popullin e Kosovës që qëndroi krah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 11 September 2024

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka falënderuar popullin e Kosovës, si dhe partnerët nëpër botë, që qëndruan krah tyre kur u përballën me sulmin terrorist të 11 shtatorit.

“Sot, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua një ceremonie në përkujtim të 23 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ne i jemi thellësisht mirënjohës popullit të Kosovës dhe partnerëve në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekjen e një bote të drejtë dhe paqësore. Ne nuk do të harrojmë kurrë”, ka shkruar ambasada.

Bashkë me Prattipatin homazhe bënë edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla.

-Advertisement-

Kurti atje tha se terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë dhe duhet bashkëpunimi i “secilit shtet, secilës qeveri, secilit aktor e faktor, secilit politikan, secilit qytetar liridashës, i cili dëshiron paqe, demokraci, të drejtat e njeriut, pluralizëm politik dhe mirëqenie, që nuk diskriminon asnjëri”.

“Republika e Kosovës qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë përkujtimi dhe theksojmë partneritetin, aleancën dhe miqësinë tonë të fuqishme në çdo aspekt e në veçanti, në luftë kundër terrorizmit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera