Sport

Alves: Ky është turpi më i madh që kam parë si futbollist

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 01 December 2018

Ylli i PSG-së, Dani Alves, e ka quajtur turp të madh vendimin që ndeshja finale mes River Plate dhe Boca Juniors të luhet në ‘Santiago Bernabeu’.

CONMEBOL ka marrë vendimin që ndeshja e kthimit e finales së Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors të luhet në stadiumin e Real Madrid.

Rreth këtij vendimi ka pasur shumë kritika, e në mesin e tyre është edhe ish mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves.

-Advertisement-

“Për mua një ndeshje mes River Plate dhe Barcelonës të luhet jashtë Amerikës së Jugut, është turpi më i madh që kam parë si futbollist”, ka deklaruar Alves.

Ndeshja e kthimit finale mes River Plate dhe Boca Juniros do të zhvillohet më 9 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera