Sport

Alvaro Morata ka pranuar ofertën e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 25 May 2017

Alvaro Morata ka pranuar ofertën e Milanit dhe me shumë mundësi, sezonin e ardhshëm, sulmuesi i Realit të Madridit do të luajë me kuqezinjtë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, futbollisti spanjoll është dakord me pagën prej 7.5 milionë eurosh në sezon që i është ofruar dhe tashmë mbetet që Milani të bëjë ofertën e duhur edhe për Realin. Mendohet se klubi milanez është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për Moratën.

Nëse realizohet ky transferim, Morata do të jetë blerja e parë e madhe e pronarëve të rinj kinezë, që kanë marrë në dorë Milanin në mes të muajit prill.

-Advertisement-

Por, gazeta spanjolle “AS” shkruan se Zinedine Zidane po bën çmos që të bindë sulmuesin që të vazhdojë të veshë fanelën e Realit për të paktën edhe një sezon tjetër. Trajneri francez është i kënaqur nga rendimenti i Moratës dhe ka folur me lojtarin për ta siguruar që ka vend për të në formacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera